Site icon Telegrafi

Publikohet programi, Basha mbetet jashtë Asamblesë së NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk do të flasë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, që zhvillohet në Tiranë pas pak ditësh, pavarësisht një ftese nga Pandeli Majko, kryetar i delegacionit shqiptar. Në axhendën e publikuar për datat 28-30 maj, kreu i opozitës nuk është përfshirë, ndërsa ai pas një takimi me Majkon pak ditë më parë kishte pranuar marrjen e ftesës.

Në të njëjtën kohë, Basha foli edhe për një problem me axhendën e tij, për shkak të një aktiviteti të Partive Popullore Europiane. Gjatë ditëve të punimeve në Pallatin e Kongreseve do të bëhet mbledhja e disa komiteteve të Asamblesë Parlamentare të Aleancës, ku mes folësve nga Shqipëria do të jenë edhe ministrat Bushati, Kodheli, Ekonomi e Gjiknuri.

Do të flasë gjithashtu edhe ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani për të trajtuar temën “Rusia dhe Ballkani Perëndimor”. Ndërkohë, në ditën përmbyllëse do të ketë fjalime nga Michael Turner, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kryeparlamentari Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Asambleja e NATO-s – Programi by Gazmira Sokoli

Exit mobile version