Telegrafi

Publikohet për herë të parë videoja, ku shihet një grua amerikane duke puthur Hitlerin (Foto/Video)

Një video e paparë është publikuar në internet, ku shfaqet momenti kur një grua amerikane puthë Adolf Hitlerin gjatë lojërave Olimpike – veprim ky që nervozoi tej mase liderin nazist që shkarkoi pjesëtarët e sigurimit të tij.

Gruaja nga Kalifornia, Carla de Vries, kishte arritur të përvidhet dhe t’i dhuroi një puthje në faqe Hitlerit gjatë lojërave që po zhvilloheshin në Berlin në vitin 1936, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ai shihet duke u munduar ta largoj, ajo ia arrin qëllimit, derisa pjesëtarët e sigurimit reagojnë me vonesë.

Kjo grua e cila asokohe ishte 40-vjeçe, ishte bërë e njohur në gjithë botën me veprimin e saj dhe është etiketuar si “Gruaja që puthi Adolf Hitlerin”.

Më parë kjo video ishte ndaluar të publikohet në Gjermani, duke u frikësuar se publikimi i saj mund ta bëjë sigurimin e Hitlerit të duken të paaftë në kryerjen e punës së tyre.

Videoja është filmuar gjatë 15 korrikut të vitit 1936, derisa po mbahej gara e meshkujve në not në stilin e lirë prej 150 metra.

Hitleri po i ndiqte nga afër këto lojëra, ku pranë tij ishte ulur gjenerali August von Mackensen – ku atletët gjermano-hebrenj u ishte ndaluar pjesëmarrja. /Telegrafi/