Blake e ka publikuar këngën e re me titull “Për pak” që e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Black Fish Entertainment mbanë firmën e këtij projekti dhe pikërisht konfirmimi për projektin kishte ardhur nga shefi i ‘labelit’, Genc Prelvukaj.
Kjo këngë është prodhim i Bergin Demajt, me tekst dhe melodi të vet këngëtarit.
‘Beat-i’ është realizuar nga DorantBeats, kurse videoklipi nga Black Fish Entertainment, me producent ekzekutiv, Gencin.
Ky projekt vjen pas këngës “Gasoline”, e cila u realizua po ashtu me video muzikore dhe u prit mirë nga fansat e këngëtarit.
“Gasoline” u publikua në muajin nëntor dhe është gjithashtu prodhim i të njëjtës kompani.
Kurse pas realizimit të këngës qëndrojnë po të njëjtit protagonistë. /Telegrafi/