Kompania shpërndarëse, Una Film, e ka publikuar paraqitjen e parë të shkurtër të sagës së re të Peter Jackson, “Mortal Engines”, që në kinema do të vijë në vitin e ardhshëm.
Mijëra vite pas shkatërrimit të civilizimit si pasojë e ndodhive kataklizmike, njerëzit janë përshtatur në kushtet e reja dhe ka evoluuar një mënyrë e re e jetesës.
Qytetet gjigante që janë në lëvizje, enden nëpër planet, duke i pushtuar qytetet e vogla.
Tom Natsworthy (Robert Sheehan), i cili rrjedh nga niveli më ulët i Londrës, metropolit që është në lëvizje, do të përfshihet në luftën për mbijetesë, pasi njihet me të shumëkërkuarën e rrezikshme Hester Shaw (Hera Hilmar).
Dy protagonistëve u bashkohen rrugët në luftën për ta ndryshuar të ardhmen.
Robert Sheehan është aktor irlandez i njohur më së shumti për role në seriale televizive.
Në vitin 2013 e ka portretizuar Simon Lewisin në adaptimin filmik të “The Mortal Instruments book City of Bones”.
Hera Hilmar është aktore islandeze e njohur më së shumti për serialin televiziv “Da Vinci’s Demons”. /Telegrafi/