Tiffany Haddish dhe Rose Byrne vijnë me komedinë “Like a Boss” që është realizim i Paramount Pictures. Në internet është publikuar paraqitja e shkurtër e komedisë së re, e cila do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Shoqet më të mira, Mia dhe Mel, janë duke e shijuar jetën e tyre duke udhëhequr një kompani kozmetike, të cilën e kanë nisur nga fillimi.
Fatkeqësisht, ato bien në vështirësi financiare kur pranojnë një ofertë tunduese të një kompanie të madhe kozmetike, Clair Lune.
Kjo ofertë do të vë në pikëpyetje miqësinë e dy shoqeve që zgjat me vite të tëra. Puna, e cila sillet rreth bukurisë, fillon të bëhet e tmerrshme.
Krahas Haddish dhe Byrne, në këtë film luajnë edhe Jennifer Coolidge, Billy Porter e Salma Hayek. /Telegrafi/