Telegrafi

Publikohet paraqitja e shkurtër e filmit fantastiko-shkencor “Tenet”

“Tenet” është triller fantastiko-shkencor me spiunë, i cili do ta ketë premierën gjatë verës së ardhshme.

Christopher Nolan e ka bërë regjinë e këtij filmi, ndërsa ai është njëherësh edhe producent së bashku me Emma Thomas.

Duke u bazuar në paraqitjen e parë të shkurtër të këtij filmi, mësohet se karakteri i John David Washington përpiqet ta pengojë luftën e tretë botërore, ndërsa nuk është e qartë se çfarë e nxit atë.

Ngjashëm si në filmat tjerë të Nolan, edhe këtu përfshihet elementi i udhëtimit në kohë, në mënyrë që Washington t’ia arrijë qëllimit.

Aktorë kryesorë të filmit janë: John David Washington, Robert Pattinson, Elizabeth Debicki, Dimple Kapadia, Aaron Taylor-Johnson, Clemence Poesy, Michael Caine dhe Kenneth Branagh.

Premiera e këtij filmi është caktuar për datën 17 korrik 2020 dhe do të nisë me shfaqjen nëpër kinematë amerikane. /Telegrafi/