Site icon Telegrafi

Publikohet paraqitja e re e shkurtër e filmit biografik për Neil Armstrong

Ryan Gosling në rolin e Neil Armstrongut (Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Është publikuar paraqitja e re e shkurtër e dramës biografike, “First Man”, në të cilën Ryan Gosling luan rolin e Neil Armstrongut, njeriut të parë që ka shkelur në Hënë.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Damien Chazelle, i cili në vitin e kaluar e fitoi çmimin Oscar me “La La Land”.

Ryan Gosling në rolin e Neil Armstrongut (Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Në projektin e ri, ai është përpjekur të tregojë se si është dukur një prej misioneve më të rrezikshme në histori të njerëzimit.

Lexo po ashtu Lajmet për Ryan Gosling

Nderin për ta portretizuar legjendarin Armstrong, i cili eci në Hënë në vitin 1969, e ka Ryan Gosling, i cili po ashtu ka luajtur në filmin e Chazelle, “La La Land”.

Krahas tij, në “First Man” luan edhe Claire Foy (në rolin e gruas së Armstrongut, Janet), pastaj Pablo Schreiber, Christopher Abbott, Ciaran Hinds, Ethan Embry dhe shumë të tjerë.

Filmi i zhanrit dramë do të jepet premierë më 12 tetor në Amerikë, ndërsa më pas do të nisë shfaqja nëpër kinema në të gjithë botën.

“Blade Runner 2049” është filmi i fundit në të cilin ka aktruar Gosling e që është lansuar në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version