Telegrafi

Publikohet paga mesatare neto për muajin shtator në Maqedoni

Paga mesatare neto e paguar mujore në shtator arrin 23.229 denarë dhe është më e madhe për 4,7 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Enti Shtetëror i Statitikës sot publikoi se rritja ka të bëjë para së gjithash me rritjen e pagës në sektorët art, argëtim dhe rekreim, industrinë e përpunimit dhe në minierë dhe nxjerrjen e gurëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në krahasim me gushtin e këtij viti, është vërejtur rritje e pagës në sektorët art, argëtim dhe rekreim, veprimtari të tjera të shërbimit dhe bujqësi, pylltari dhe peshkim.

Rritja prej 4,6 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ka edhe në pagën mesatare bruto e cila në shtator të këtij viti arrin 34.127 denarë.

Në shtator të këtij viti, një për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë pagë./Telegrafi/