Paga mesatare neto e paguar për punëtorët në muajin mars të këtij viti ka qenë 24.590 denarë, që është 3.8 përqind më e lartë në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritja e pagës mesatare është për shkak të rritjes së pagave në sektorin e veprimtarisë shëndetësore dhe mbrojtjes sociale (11.4%), bujqësi, pylltari dhe peshkatari (8.2%) dhe transport (7.8%).
Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare bruto në muajin mars të këtij viti ka qenë 36.476 denarë./Telegrafi/