Telegrafi

Publikohet paga mesatare për muajin janar në Maqedoni

Paga mesatare neto për të punësuarit në Maqedoni, në muaji janar ka qenë 24.025 denarë dhe është më e madhe për 5.6% se paga neto e muajit janar të vitit të kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Rritja e pagës mesatare vjen si rezultat i rritjes së pagës neto në sektorët: e artit dhe rekreacionit (37.3%), xehtarisë dhe nxjerrjes së gurit (20.3%) dhe bujqësi, pylltari dhe peshkatari (12.5%), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa rritje e pagës mesatare neto në krahasim me një muaj paraprak (dhjetorin) është shënuar edhe në sektoret: artit dhe rekreacionit, xehtarisë dhe nxjerrjes së gurit dhe furnizimit me energji eletrike, gaz dhe klimatizim.

Ndërsa paga bruto për muajin janar të këtij viti ka qenë 35.225 denarë./Telegrafi/