Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, paga mesatare neto për muajin gusht të këtij viti është 27.535 denarë.
Sipas të dhënave të ESHS-së, paga neto shënon rritje prej 9.6 për qind dhe kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së pagës mesatare neto në sektorin e aritit, argëtim dhe rekreacion, bujqësi, pylltari dhe peshkim dhe aktivitetet shëndetësore dhe mbrojtje sociale.
Rritje e pagës mesatare neto në krahasim me muajin e kaluar ka në sektorin e artit, argëtimi dhe rekreacionit për 18.4%, bujqësi, pylltari dhe peshktari për 9% dhe akomodim dhe shërbime me ushqim me 4.7%.
Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare bruto është 41.070 denarë dhe shënon rritje prej 10 për qind./Telegrafi/