Paga mesatare mujore e paguar neto për të punësuar në prill të këtij viti është 31.525 denarë, që është një rritje prej 10,9 për qind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Objekt për akomodim dhe shërbime ushqimore (24.8 për qind), Arte, argëtim dhe rekreacion (20.1 për qind) dhe shërbime administrative dhe ndihmëse (17 për qind).
Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Veprimtaritë shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale (8.3 për qind), Ndërtimtari (5.6 për qind) dhe Veprimtaritë e pasurive të paluajtshme (4.5 për qind).
Paga bruto e paguar për punonjës, ndërkaq, në prill të këtij viti ka qenë 47.092 denarë dhe është rritur për 11 për qind krahasuar me pagën bruto në prill të vitit të kaluar.