Telegrafi

Publikohet orari i xhiros së 28-të në Superligë, Llapi pret Dritën në derbin e javës në ‘Zahir Pajaziti’

Është publikuar edhe orari i xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës, ku ndeshjet do të zhvillohen në tri ditë të fundjavës.

Të premten në program janë dy ndeshje, Vushtrria – Flamurtari nga ora 17:00, ndërsa në “Fadil Vokrri” takimi Prishtina – Drenica  do të zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:00.

Të shtunën në ‘Rexhep Rexhepi’ do jetë derbi i kësaj dite ku Feronikeli e pret Gjilanin ndërsa Ballkani do të ketë punë me të lehtë ku është në udhëtim te Dukagjini, ndeshje të cilat nisin në ora 17:00.

Në të njëjtin orar të dielën luhen dy ndeshjet e fundit.

Derbi i javës do jetë në ‘Zahir Pajaziti’ ku Llapi e pret liderin e Superligës, Dritën, , ndërsa Ferizaj luan në shtëpi me Trepçën ’89.


Orari i 28-të i Superligës së Kosovës

E premte

Vushtrria – Flamurtari 17:00

Prishtina – Drenica 20:00

E shtune

Feronikeli – Gjilani 17:00

Dukagjini – Ballkani 17:00

E diele

Llapi – Drita 17:00

Ferizaj – Trepça ’89 17:00


/Telegrafi/