Është publikuar edhe orari i xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës, ku ndeshjet do të zhvillohen në tri ditë të fundjavës.
Të premten në program janë dy ndeshje, Vushtrria – Flamurtari nga ora 17:00, ndërsa në “Fadil Vokrri” takimi Prishtina – Drenica do të zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:00.
Të shtunën në ‘Rexhep Rexhepi’ do jetë derbi i kësaj dite ku Feronikeli e pret Gjilanin ndërsa Ballkani do të ketë punë me të lehtë ku është në udhëtim te Dukagjini, ndeshje të cilat nisin në ora 17:00.
Në të njëjtin orar të dielën luhen dy ndeshjet e fundit.
Derbi i javës do jetë në ‘Zahir Pajaziti’ ku Llapi e pret liderin e Superligës, Dritën, , ndërsa Ferizaj luan në shtëpi me Trepçën ’89.
Orari i 28-të i Superligës së Kosovës
E premte
Vushtrria – Flamurtari 17:00
Prishtina – Drenica 20:00
E shtune
Feronikeli – Gjilani 17:00
Dukagjini – Ballkani 17:00
E diele
Llapi – Drita 17:00
Ferizaj – Trepça ’89 17:00
/Telegrafi/