Studentëve të cilëve iu kanë mbetur gjësendet në konvikte, tani mund t’i tërheqin ato.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur orarin se kur studentët mund të tërheqin gjësendet e tyre, transmeton Telegrafi.
“Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka thënë se sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).
“Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball Fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas kthimit të normalitetit. Në tabelën e mëposhtme është specifikuar orari për tërheqjen e gjësendeve”, ka shkruar ajo.
Bajrami ka shtuar se” MASHTI falënderon të gjithë studentët për maturinë dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe”./Telegrafi/