Telegrafi

Publikohet numri i studentëve që do të mund të regjistrohen në universitetet shtetërore

Gjithsej 26.105 vende janë siguruar për regjistrim të studentëve në universitetet shtetërore, edhe atë 13.953 vende për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 8.367 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 3.785 vende për studentë me korrespodencë, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës pasi qeveria mbrëmë solli vendim për konkursin për regjistrim të studentëve në universiteteve shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria thonë se ajnë siguruar vende të mjaftueshme për gjithë maturantët e interesuar, si dhe për personat tjerë të interesuar për studime në universitetet shtetërore.

Nga MASH thonë se, konkursi për regjistrim në këtë vit përmban disa risi në krahasim me vitet e mëparshme./Telegrafi/