Telegrafi

Publikohet një video nga ‘syri i zogut’, momenti kur Zhegrova turpëroi yllin e PSG-së

Edon Zhegrova ka zhvilluar ndeshjen më të mirë deri më tani në fanellën e Lille këtë edicion të dielën mbrëma.

Sulmuesi kosovar ishte i jashtëzakonshëm në duelin ndaj PSG-së ku mbrojtja e parisienëve nuk kishte një ide se si ta ndalnin atë.

Zhegrova ka dhuruar spektakël me driblimet e tij, derisa videot nga kjo ndeshje dhe poshtërimi që i bëri futbollistëve parisienë vazhdojnë të qarkullojnë nëpër mediat më të mëdha botërore në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Edon Zhegrova prej më të mirëve ndaj PSG, shpesh vallëzonte me mbrojtjen parisiene

Tani është publikuar një video tjetër nga syri i zogut ku prishtinasi e turpëroi jug koreanin Kang-In Lee.

Video në fjalë është bërë virale, derisa Zhegrova ka marrë shumë komente pozitive për paraqitjen pozitive ndaj kampionit në fuqi të Francës. /Telegrafi/