Tash e një kohë aludohet se reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, është në një lidhje dashurie me reperin Zuna, i cili është pjesë e labelit “KMN” bashkë me reperin nga Podujeva, Azet.
Ai ditë më parë është deklaruar rreth raportit të tyre, duke publikuar një fotografi me reperen shqiptare, të realizuar në mbrëmjen kur ajo mori çmimin në “Swiss Music Act”.
Në përshkrimin e kësaj fotografie, Zuna ka shkruar në gjuhën gjermane se mes dyshes ka një kimi të mirë, por që nuk i dihet të ardhmes.
Ghassan Ramlawi (emri i vërtetë i Zuna) po ashtu ka sqaruar se nuk ka asnjë lloj keqkuptimi me babanë e fëmijës së Loredanës, reperin Mozzik.
Sidoqoftë, në rrjetet sociale së fundmi ka qarkulluar një video, ku dyshohet se janë Zuna dhe Loredana duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Ndonëse videoja nuk është edhe aq e qartë, kjo tashmë është bërë virale dhe po përflitet thuajse kudo.
Të njëjtit akoma nuk kanë bërë një reagim, megjithëse pritet të shohim se çfarë do ndodh në vazhdim.
Në anën tjetër, Lori në projektin e ri “Angst”, në tekstin e këngës, biondja tregon se nuk ka raporte të këqija me Mozzikun, dhe se e respekton si babanë e vajzës së saj.