Telegrafi

Publikohet një tjetër foto e terroristit në Stamboll

Është publikuar edhe një tjetër fotografi e cila i përket agresorit që ndërmori sulmin terrorist në Ortakoy të Stambollit ku humbën jetën 39 persona.

Në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të ndodhur në një klub në Ortaköy të Stambollit, Zyra e Luftës kundër Terrorit pranë Prokurorisë së Stambollit ka nxjerrë në pah një tjetër fotot të agresorit ku duket më qartë.

Fotografia e cila është marrë nga kamerat e sigurisë tregon më qartë pjesët e fytyrës së agresorit dhe trupin e tij.

Nga ana tjetër njoftohet se policia turke është duke vijuar operacionin për kapjen e autorit.