Javën e kaluar është ndarë nga jeta artisti dhe drejtori menaxhues i portalit Telegrafi, Arlind Gjikolli – Gjikla.
Para se gjithash, ai njihej si një nga emrat revolucionarë të repit në industrinë vendore të muzikës hip-hop, me tekste që kanë luftuar gjithmonë fenomenet negative.
Tashmë në kanalin YouTube kanë filluar të publikohen disa nga këngët e tij më të njohura të incizuara ndër vite.
Pak ditë pasi u publikua një version i ri i këngës “Juda”, në kanalin YouTube të HAM Music është publikuar edhe një remiks i ri i “Unstoppable”.
Ai e kishte incizuar këtë këngë gjatë kohës sa ishte në jetë, por nuk ishte publikuar asnjëherë më parë.
“Ky është një miks i përgatitur në nder të ikonës së repit shqiptar, Arlind Gjikolli – GJIKLA 1981-2022”, shkruhet në përshkrimin e këngës në YouTube. /Telegrafi/