Site icon Telegrafi

Publikohet një fotografi e Isa Mustafës, pas kthimit në Kosovë

Shoferi personal i Isa Mustafës, Gëzim Idrizi, ka publikuar sot një fotografi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, teksa po e dërgonte Mustafën në shtëpi.

“Mirë se na erdhi Profa”, ka shkruar shoferi personal i Isa Mustafës, teksa ka publikuar fotografinë e parë të Isa Mustafës pas kthimit nga Gjermania në Kosovë, të shtunën në mbrëmje.

Mustafa është kthyer në Kosovë pas disa muajve të kaluar në Gjermani, ku kishte shkuar për shërim pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje serioze.

Ai ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth orës 19:00 të së shtunës.

Mustafa kishte shkuar në Gjermani ku ishte shtrirë në një klinikë në fillim të këtij viti, pasi i ishte përkeqësuar shëndeti.

Gjatë kësaj kohe, partia që ai drejton kishte funksionuar pa kryetar.

 

Exit mobile version