Site icon Telegrafi

Publikohet një fotografi e Encës duke shkëmbyer puthje me të dashurin afrikan

Enca Haxhia po shijon prej vitesh një lidhje dashurie me partnerin e saj, mesazherin afrikan, Mickey Neblett.

Ata së bashku po kalojnë disa ditë të mira në Shqipëri, duke u argëtuar në plazhet e bregdetit shqiptar.

Ka qenë i dashuri i artistes shqiptare që ka ndarë një video në rrjete sociale, ku shihen duke shijuar kohën me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti ka ndarë edhe një moment intim, teksa shihen duke shkëmbyer puthje në buzë.

Lexo po ashtu Enca ndan imazhe me të dashurin afrikan nga pushimet në Barcelonë

“Gjëra të qershorit”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Enca po ashtu ka bërë një koment, gjersa shtoi: “Duke jetuar jetën tonë më të mirë”.

E njëjta u paragjykua në rrjete sociale për lidhjen me Mickey dhe mori reagime të shumta negative, megjithëse e tejkaloi me lehtësi këtë pjesë. /Telegrafi/

Exit mobile version