Site icon Telegrafi

Einxhel Shkira reagon sërish pas lajmeve të vazhdueshme rreth shtatzënisë: Jeni marrë me njeriun e gabuar

Është diskutuar në masë të madhe një shtatzëni e moderatores së njohur, Einxhel Shkira.

Ajo së bashku me DJ Dagz u tha se janë në pritje të një fëmije, gjë që u mohua vazhdimisht nga prezantuesja.

Por së fundmi faqja ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar një fotografi të çiftit, ku thuhet se banorja e Big Brother është duke e fshehur barkun.

Foto: Screenshot/Vipat e Bllokut

Edhe për këtë nuk mungoi një reagim nga Einxhel, ku tha se një ditë do të flasë e do shihni se jeni zënë me njërin e gabuar.

Lexo po ashtu Einxhel Shkira mohon lajmet e shtatzënisë: Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim

“Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi ‘i’… *atë ditë shumë njerëz do të pendohen që janë ngatërruar me njeriun e gabuar”, ka shkruar Shkira në një postim në Twitter.

Einxhel dhe Dagz kanë filluar lidhjen gjatë qëndrimit në BB VIP, ndërsa janë përfolur vazhdimisht për marrëdhënien e tyre.

Ata po vazhdojnë të jenë të komentuar dhe momentalisht një nga çiftet e preferuara të publikut.

Nga Big Brother përveç Einxhel dhe Dagzu u krijuan edhe disa çifte të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version