Ato konsiderohen motrat më të bukura dhe më të përfolura të ekranit.
Të tillë i kanë edhe partnerët, njëri superyll i hip hopit, e tjetri biznesmen i mirënjohur.
Marina Vjollca dhe Luana Vjollca nuk dalin publikisht me partnerët e tyre së bashku, por ishte ceremonia martesore e Sarës dhe Ledionit ajo që vuri në pah çiftin publikisht.
Geti dhe Krenari shihen njëjtë të veshur, teksa Luan qëndron pranë Krenarit, e Marina me flokëtë kapura pranë Getoar Selimit.
Geti dhe Marina janë të martuar tash e një vit dhe po shijojnë pushimet në gjithë botën.
Ndërkaq, edhe pse Krenari me Luanën nuk ka dalë publikisht, ai po ashtu udhëton shpesh në Shqipëri, e edhe Luana vjen në Prishtinë.
Pikërisht, Luana realizoi publikimet muzikore në Prishtinë, në studio të njohura.
Të dy shokët e vjetër duket se kanë gjetur veten te motrat më seksi shqiptare. /Telegrafi/