Telegrafi

Publikohet performanca e veçantë e Evi Reçit në gjysmëfinalen e “Kënga Magjike” (Video)

Këngëtarja Evi Reçi muaj më parë solli këngën e saj më të fundit ‘Dorëzohu”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike 2017”.

Me gjithë mbështetjen e publikut, dhe interpretimin e veçantë, kënga e Evit nuk arriti të kualifikohet në natën finale për shkak të votave të artistëve.

Por pavarësisht kësaj, performanca dhe interpretimi që ajo solli mbeten një nga më të veçantit në edicionin e këtij viti të “Këngës Magjike”.

Së fundmi, këngëtarja ka sjell për fansat në YouTube paraqitjen e saj në gjysmëfinale me këngën “Dorëzohu”.

Përveç interpretimit korrekt që Evi bëri para publikut, performanca mori shije edhe më të veçantë me dy balerinët me fustanella që performuan në mes të publikut në Pallatin e Kongreseve, duke i dhënë këngës një konotacion bizantin, ashtu siç është vet stili i saj.

“Dorëzohu” është një baladë indie-pop, e punuar nga Dardko Dimitrov, dhe me vargje të shkruara nga artisti kosovar, Yll Limani. /Telegrafi/