Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kurorëzuan lidhjen e tyre gjatë këtij viti përmes një dasmë madhështore.
Çifti me këtë rast i kushtuan njëri-tjetrit edhe një këngë në ditën e dasmës, e cila u bë hit në trojet shqiptare dhe më gjërë.
Në fakt, “Skifterja e zemrës sime” i ka kaluar kufijtë duke u kënduar tashmë edhe në greqisht.
Kënga është huazuar nga dy reperë grekë, TUS dhe Plazas, të cilët kanë sjell versionin grek të këngës, por me titull shqiptar “Zemra”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari shqiptar përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar një video të shkurtët të klipit.
Në fillim të klipit reperi grek përshëndet dy këngëtarët shqiptarë dhe mesa duket ai e ka marrë me të gjitha të drejtat këngën dhe jo vjedhur sepse ata e pranojnë publikisht dhe i falënderojnë.
Theksojmë se versioni shqiptar i këngës deri më tani ka arritur të shikohet mbi 45.3 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/