Telegrafi

Publikohet në versionin audio “Fall From The Sky”, kënga me të cilën Arilena Ara përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2020”

Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, ka prezantuar versionin e këngës “Shaj” në gjuhën angleze të titulluar “Fall From The Sky”.

Ky projekt, i cili përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2020”, është lansuar në versionin audio në platformën YouTube.

Artistja e njohur po ashtu vjen me një interpretim të jashtëzakonshëm edhe në anglisht, ndërsa reagimet e para janë shumë pozitive.

Arilena Ara (Foto: YouTube)

“Fall From The Sky” është e kompozuar nga muzicientë ndërkombëtarë dhe brenda disa ditësh pritet të publikohet edhe videoklipi.

Lexo po ashtu Arilena Ara do ta këndojë në anglisht këngën e saj në "Eurovision 2020"

Ara do të ngjitet në skenën e Eurovisionit, në natën e dytë të festivalit që do të mbahet më 14 maj.

Gjithashtu, 21-vjeçarja do të performojë e 18-ta me radhë, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Shaj” të kthyer tanimë në “Fall From The Sky”.

“Shaj” përndryshe është një këngë e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetovksi, me tekst nga Lindon Berisha. /Telegrafi/