Telegrafi

Publikohet në Gazetën zyrtare huamarrja e re e Qeverisë

Qeveria ka lëshuar bono në euro të re në vlerë prej 650 milionë euro. Vendimi i këtillë dje është shpallur edhe në Gazetën zyrtare, ka publikuar Alsat M, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë, pushteti për vetëm disa muaj vendin e fut në borxh me 920 milion euro. Euro-obligacioni i ri i publikuar në Gazetën zyrtare do të realizohet në vitin 2016, ndërsa paratë do të shfrytëzohen për mbulimin e de‐citit buxhetor për këtë dhe për vitin tjetër si dhe për mbulimin e borxheve të vjetra. Bonoja në euro do të paguhet për 10 vite, ndërsa do të lëshohet përmes përfaqësisë së Deutsche Bank në Londër.

Në vendimin e qeverisë thuhet se bonoja në euro do të ketë kuotë dhe me to do të tregtohet në bursën e Irlandës për letra me vlerë. Interesin do ta paguajë Ministria e financave edhe atë njëherë në vit nëse euro-obligacioni lëshohet në euro ose në gjysmë viti nëse ajo është në dollarë. Gjatë mëngjesit të sotëm edhe Agjencia me renome botërore Reuters informoi se duke filluar nga e hëna, 11 korrik, do të organizohen një sërë takimesh me investitorë në Britaninë e Madhe dhe në ShBA. Ndaj kësaj menjëherë reaguan një pjesë e partive politike në vend. LSDM me qëndrim se ministri Minovski ka vendosur të bëhet kamikaz i gatshëm ta shkatërrojë Maqedoninë, ekonominë dhe qytetarët me urdhër të padronit të tij Gruevski./Telegrafi/