Ajo ditëve të fundit ishte femra më e përfolur pasi i dha fund statusit të beqares.
Bëhet fjalë për Gresa Behlulin, e cila ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me martesë me Lulzim Ibrahimin.
Këngëtarja tashmë ka publikuar edhe një videokëngë të re së bashku me të ëmën, Shkurte Fejzën.
“Nana përcjell vajzën”, u realizua për kanagjegjin dhe dasmën e biondinës sonë.
Videoja përmban pamje nga këto dyja festat, e cila u mbajt pak ditë më parë në një restorant luksoz në Prishtinë.
Ndryshe, muzikën dhe tekstin e këngës e ka bërë Ilir Berani gjersa orkestrimin Miti Geci. /Telegrafi/