Barcelona e ka kompletuar mbrëmë transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali.
Fillimisht kishte pengesa në marrëveshjen mes katalunasëve dhe gabonezit, pasi ky i fundit nuk kishte marrë leje nga The Gunners për të fluturuar për në spanjë.
Mirëpo, Arsenali në fund vendosi që ta lironte Aubameyangun dhe e lejoi të kalonte si lojtar i lirë.
Gabonezi paguhej 418 mijë euro në javë, andaj skuadra londineze ka shpëtuar nga paga e tij e majme, duke e lënë të lirë.
Tashmë janë publikuar edhe pamje nga firmosja e kontratave mes Barcelonës dhe Aubameyangut, derisa në foto shihet edhe presidenti Joan Laporta.
Aubameyang do të prezantohet sot si lojtar i Barcelonës, derisa do të mësohen edhe detaje të tjera të kontratës. /Telegrafi/
🚨 Pierre-Emerick Aubameyang signed his Barcelona contract late last night. His move will be made official this morning.
(Source: @FabrizioRomano) pic.twitter.com/4WCS3rAmz4
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 1, 2022