Telegrafi

Publikohet momenti kur njëri nga terroristët që kryen sulmet në Londër, jep frymën e fundit në rrugë (Video, +16)

Janë publikuar momentet e fundit të xhihadistit të veshur me fanellë të Arsenalit, duke dhënë frymën e fundit vetëm disa sekonda pasi që masakra mbi urën e Londrës të përfundoi me të shtëna armësh, raporton Daily Mail.

Khuram Butt ka vdekur duke qëndruar i shtrirë në rrugë, kur forca të shumta të policisë e qëlluan me armë vetëm tetë minuta pasi kishte kryer sulmin, ku si pasojë humbën jetën tetë persona dhe mbi 48 tjerë u plagosën, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara me telefon mobil shfaq momentin, kur ky sulmues jep frymën e fundit dhe vdes në rrugë afër kafiterisë Ëheatsheaf pranë hyrjes së marketit Borough.

Ai ishte qëlluar nga policia kur filloi të sulmojë qytetarët me thikë, ku për asnjë moment nuk hezitoi të therë të pafajshëm. /Telegrafi/

Ndërkaq vetëm disa metra larg tij, në anën tjetër të rrugët kanë mbetur të vdekur edhe dy shokët e tij Rachid Redouane 30-vjeç dhe Youssef Zaghba 22-vjeç. /Telegrafi/