Site icon Telegrafi

Publikohet momenti kur Enrique Iglesias bën simbolin e shqiponjës me duar gjatë koncertit në Shqipëri

Mbrëmjen e së premtes (30 qershor) ka performuar në Shqipëri për herë të parë këngëtari i famshëm spanjoll, Enrique Iglesias.

Ai ka dhuruar një performancë të mrekullueshme në sheshin “Skënderbej” përpara publikut shqiptar.

Ylli me famë botërore interpretoi disa nga hitet e tij të njohura si: “Bailando”, “Hero”, “Takin’ Back My Love” etj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë e ka nderuar Enriquen edhe me ‘Çelësin e Kryeqytetit’.

Lexo po ashtu Enrique Iglesias me performance të paharrueshme në Tiranë - ndez publikun shqiptar

I njëjti këtë herë ka shpërndarë edhe disa pamje të tjera për të treguar atmosferën e krijuar nga 48-vjeçari.

Veliaj po ashtu e ka publikuar në Instagram edhe momentin kur artisti bën me duar simbolin e shqiponjës.

Siç është parë, ka qenë një mbrëmje e paharrueshme dhe një koncert madhështor i realizuar nga Iglesias. /Telegrafi/

Exit mobile version