Telegrafi

Publikohet logoja zyrtare e Final 8 të Kupës së Kosovës

Pas nënshkrimit të kontratës ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe organizatorit të FINAL 8 të Kupës së Kosovës, KB Rahoveci tani i erdhi radha publikimit të logos zyrtare të këtij eventi.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 27 shkurt deri më 3 mars në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.

Orarai i Final 8 të Kupës së Kosovës: 27.02.2019 (e mërkurë)

14:00 Bashkimi – Prishtina (gjysmëfinalja në konkurrencën e femrave)

16:30 Z Mobile Prishtina – Trepça

19:00 Rahoveci – Don Bosko

28.02.2019 (e enjte)

14:00 Vëllaznimi – Istogu (gjysmëfinalja e Kupës së Ligës së Parë)

16:30 Golden Eagle Ylli – Feronikeli

19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi

01.03.2019 (e premte)

14:00 Feronikeli – Penza (gjysmëfinalja e Kupës së Ligës së Parë)

16:30 Gjysmëfinalja e Parë e Kupës së Kosovës

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë e Kupës së Kosovës

03.03.2019 (e diel)

12:00 Finalja e Kupës së Ligës së Parë

14:30 Finalja e Kupës së Kosovës – Femrat

17:00 Finalja e Kupës së Kosovës – Meshkujt