Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar logon e re me të cilën Përfaqësuesja jonë do të luajë në kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.
Derisa krerët e futbollit vendor, së bashku me selektorin Bernard Challandes zhvilluan një takim me ambasadorin Tomash Szunyog, që ishte i pranishëm në stadiumin Fadil Vokrri – më pas filluan edhe zbulimin e logos dhe fanellave të reja.
Logoja që do të qëndrojë në fanellat e Përfaqësueses së Kosovës do të jetë shumë më e ndryshme se e para.
Ajo do të ketë tre ngjyra: e bardhë, e kaltër dhe e argjendit, me të cilën janë kufizuar vijat e logos.
Kujtojmë se Kosova do t’i zhvillojë tri takime në këtë muaj (mars), dy nga të cilat janë për kualifikime në Kupën e Botës që mbahet në vitin 2022, si ajo me Suedinë dhe Spanjën. /Telegrafi/
Sot janë zbuluar edhe fanellat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.