Site icon Telegrafi

Publikohet lista e vendeve me borxhin më të lartë kombëtar – cilat fuqi botërore janë në krye të renditjes

Visual Capitalist publikoi një listë me vendet më të përparuara që kanë borxhe të larta kombëtare.

Shuma e borxhit që ka një qeveri është një tregues kyç i qëndrueshmërisë së financave të saj. Nëse borxhi është shumë i lartë, veçanërisht si përqindje e produktit të brendshëm bruto (GJDP), ai mund të sinjalizojë sfida në përmbushjen e detyrimeve financiare, të cilat mund të dërgojnë në paqëndrueshmëri ekonomike.

Një grafik i publikuar nga Visual Capitalist rendit borxhin kombëtar sipas vendeve për ekonomitë e përparuara, duke përdorur raportin e tyre të borxhit bruto ndaj GJDP-së. Renditja bazohet në perspektivën e muajit tetor të vitit 2023 të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Nga 20 ekonomitë e analizuara, 11 kanë një raport borxhi ndaj GJDP-së prej më shumë se 100 për qind. Në krye është Japonia, borxhi kombëtar i së cilës ka mbetur mbi 100 për qind të GJDP-së së saj për dy dekada, duke arritur në 255 për qind në vitin 2023.

Japonia me të vërtetë mori shumë hua, por kryesisht prej pronave ndërshtetërore dhe me norma interesi prej rreth 0 për qind. Megjithatë, duke qenë se vendi po përjeton plakje të shpejt të popullsisë, barra në rritje e kostove të sigurimeve shoqërore mund të dërgojë në një deficit fiskal edhe më të madh në të ardhmen.

Borxhi kombëtar i SHBA-së ka arritur në 32 trilionë dollarë në vitin 2023, e cila gjë është 123 për qind e GJDP-së së vendit. Për ta vënë këtë në perspektivë, dy dekada më parë, raporti i borxhit ndaj GJDP-së së SHBA-së ishte më pak se gjysma e asaj që është sot. Megjithatë, ajo mbetet nën mesataren e G7 prej 128 për qind.

Një raport i lartë i borxhit bruto ndaj GJDP-së prej më shumë se 100 për qind nuk është gjithmonë një shkak për shqetësim.

Raportet neto që marrin parasysh investimet ndërkufitare mund të tregojnë një ekspozim më të mirë të borxhit në afat të shkurtër, si dhe një krahasim të pasiveve dhe aktiveve. /Telegrafi/

Exit mobile version