Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, e të cilët është planifikuar që të marrin dozën e dytë të enjten, pra nesër.
Përmes një komunikate, MSH-ja ka njoftuar se në bazë të kësaj liste, qytetarët duhet të paraqiten në sallën “1 Tetori”, për tu imunizuar për herë të dytë.
“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e enjte, 10 qershor, 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, thuhet në njoftim.
Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartpërmendura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.
Listën e gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/