Telegrafi

Publikohen përbërësit e vaksinës Pfizer: Asnjë surprizë në listë

Pas disa muajsh pritjeje, vaksina anti-COVID e Pfizer më në fund ka filluar të aplikohet. Edhe pse ata që janë jashtë grupit të parë, punonjësit shëndetësorë dhe banorët e shtëpive të pleqve, nuk do të vaksinohen edhe disa muaj, është e kuptueshme që të gjithë janë të interesuar se cilët janë përbërësit e vaksinës.

Që kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave miratoi vaksinën emergjente Pfizer/BioNTech, më 11 dhjetor, përbërësit e saj janë bërë të qasshëm për publikun në internet.

Ja çfarë duhet të dini:

Vaksina bëhet duke përdorur një teknologji të re të quajtur messenger RNA. Edhe vaksina e Moderna-s, e cila mendohet të dalë në treg së shpejti, përdor të njëjtën teknologji.
Messenger ARN funksionon duke koduar pjesë të proteinës spike që ka në sipërfaqen e virusit SARS-CoV-2. Vaksinat e bazuara në mARN përdorin pjesë të proteinave të koduara për të krijuar një përgjigje imune në trup që më pas fillon të prodhojë antitrupa.

Foto: GettyImages

Sapo vaksina të sjellë një përgjigje imune në trup, trupi do të eliminojë si proteinën ashtu edhe mRNK-në. Antitrupat do të qëndrojnë në trup, por nuk dihet për sa kohë.

Lista e plotë e përbërësve të vaksinës janë:

“Elementi thelbësor janë, përveç mRNK, lipidet, yndyrnat që përbëjnë lëvoren e vogël sferike rreth mRNK”, thotë dr. William Schaffner i Universitetit Vanderbilt për Shëndetin.


“Lipidet janë mënyra e dorëzimit të vaksinës në trupin tonë dhe në qelizat tona”, shpjegon eksperti i sëmundjeve infektive, Amesh A. Adalja, nga John Hopkins.

“Lipidet ndihmojnë në mbajtjen e mRNK-së të paprekur dhe të qëndrueshme derisa të hyjë në trupin tonë dhe të fillojnë të bëjë punën e tyre”, shpjegon dr. Schaffner. Pas kësaj, lipidet shpërndahen dhe trupi i largon ato. Prandaj, lipidet janë unike për këtë lloj vaksine, ndërsa pjesa tjetër e përbërësve janë shumë të shpeshtë në vaksina.

Klorur kaliumi, fosfat kaliumi monobazik, klorur natriumi dhe fosfat natriumi dibazik përdoren për të ruajtur stabilitetin e vaksinës, ndërsa saharoza është një stabilizues i zakonshëm.

Ekspertët thonë se përbërësit e vaksinës kanë kuptim dhe nuk ka asgjë tronditëse në listën e përbërësve dhe është plotësisht e sigurt për t’u përdorur. /Telegrafi/