Telegrafi

Publikohet lista e këshilltarëve të zgjedhur nëpër të gjithë komunat e Maqedonisë (Dokument)

Maqedonia votoi më 15 tetor për kryetarët e 80 komunave dhe Bashkisë së Shkupit.

Gjithashtu ka pasur votime edhe për këshilltarë të komunave. Për këshilltarë votohet vetëm në rrethin e parë dhe për këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar listën e këshilltarëve të zgjedhur.

Për këshilltarë në rang shtetëror janë marrë këto vota: OBRM-PDUKM-ja me 333.161 vota; LSDM-ja 417.108 vota; BDI-ja ka marrë 89.618 vota; Aleanca për shqiptarët ka marrë 49.162 vota; Lëvizja Besa ka marrë 46.534 vota dhe PDSH-ja ka marrë 16.873 vota.

këtë vegëz mund të shihni listën e këshilltarëve të zgjedhur në çdo komunë. /Telegrafi/