Site icon Telegrafi

Publikohet lista e gjyqtarëve dhe vëzhguesve të Superligës

Duke qenë në dijeni se deri në fillimi të kampionatit kanë mbetur edhe pak ditë, shoqata u ka bërë thirrje gjyqtarëve që të përgatiten maksimalisht për fillim sa më efektiv e të suksesshëm. Njëherësh shoqata që gjyqtarët t’i respektojnë rregullat si dhe propozicionet e garave.

Gjyqtarët të cilët do të referojnë në Superligën e Kosovës në basketboll në listën A janë: Zeka, Pudarolli, Gashi, Vula, Mumini, Kurshumliu, Mehmeti, Raça, Ramadani, Goçak, Prebreza, Rifati, Hoxhaj, U. Hasani, H. Hasani, Çoçaj, Beqiri, Xhaka dhe Grezda.

Për dallim nga viti i kaluar ku numri i gjyqtarëve ishte 17, këtë vit listës iu shtuan edhe dy gjyqtarë të rinj. Ndërsa listën e vëzhguesve e përbejnë: Lepaja, Ramadani, Maloku, Rifati, Hoxha, Çeku, Ahma, Hoxha ,Koshi dhe Zekolli. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version