Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka zhvilluar edicionin e tij të 56-të në dy netë spektakolare gjysmëfinale, teksa sonte (e shtunë) pritet të mbahet nata finale, nga ku edhe do të përzgjidhet fituesi, që do të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në “Eurovision”.
Artistë të shumtë u ngjitën përgjatë dy netëve në Pallatin e Kongreseve, duke interpretuar këngët e tyre pjesëmarrëse, gjersa jo të gjithë arritën që të kualifikohen për në finale.
Plot 14 janë emrat që kanë arritur ta prekin finalen, dhe do të garojnë sonte për çmimin e madh.
Ndër pretendentët kryesor për ta fituar edicionin e 56-të të festivalit të Këngës në RTSH, duket të jetë këngëtarët Mariza Ikonomi dhe Eugent Bushpepa.
Kjo është lista këngëve finalistëve:
1. “E Dua Botën”- Artemisa Mithi
2. “Sytë e Shpirtit” – Bojken Lako
3. “Zemër ku je” – Denisa Gjezo
4. “Fjalët” – Elton Deda
5. “Mall” – Eugent Bushpepa
6. “Piedestal” – Inis Neziri
7. “Unë” – Mariza Ikonomi
8. “I njejti qiell” – Manjola Nallbani
9. “Tjetër Jetë” – Festina Mejzini dhe Grupi NA
10. “Ngrije Zërin” – Orgesa Zaimi
11. “Egziston” – Redon Makashi
12. “Ra një Yll” – Rezarta Smaja & Luiz Ejlli
13. “Orë e Ndalur” – Tiri Gjoci
14. “E Pamundur” – Voltan Prodani. /Telegrafi/