Telegrafi

Publikohet lista e 113 studentëve të Prishtinës që do të marrin bursë në vlerë 500 euro nga komuna

Foto: Arkiv

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë publike listën e 113 studentëve të kryeqytetit që do të marrin nga 500 euro bursë prej komunës.

Musmurati ka uruar të gjithë studentët që janë shpërblyer me bursë komunale.

Studentët janë nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, si psh: Fakulteti i Arkitekturës, Inxhinierisë, Edukimit, Juridik, Ekonomik, etj.

Komuna e Prishtinës fton të gjithë studentët që kanë fituar bursa të plotësojnë dokumentet e nevojshme dhe t’i dërgojnë në Drejtorinë e Arsimit, rr. Andrea Gropa nr.40. /Telegrafi/