Pas 500 emrave të parë, publikohet edhe lista e dytë me 500 emrat e tjerë që përfitojnë pagesat me para të gatshme, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3.
Këshilli Bashkiak miratoi listën me tre mijë emrat e parë, ndërkohë që kreu i Bashkisë siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet.
“Sot janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje, që t’i afrohemi sa më shpejt shifrës së 10 mijë dosjeve, të gjitha nga tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj.
Kujtojmë se më 26 nëntor kishte ndodhur një tërmet, që kishte lënë 50 të vdekur e qindra të plagosur. /TCH/