Ministria e Drejtësisë e publikoi projektligjin për Prokurorinë Speciale Publike e cila ndryshon lidhur me kompetencat për krimet që mund të jenë lëndë i këtij institucioni në kuadër të zgjidhjes aktuale ligjore. Deri më tani, PSP ka qenë e autorizuar dhe kompetente për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të lidhura dhe që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimeve të paautorizuar të komunikimeve të kryera në mes të viteve 2008-2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me zgjidhjen e propozuar parashihet që PSP do të jetë në gjendje të hetojë dhe të ndjekë penalisht krimet e kryera nga Presidenti i Maqedonisë, ambasadorët e emëruar dhe përfaqësuesit e tjerë jashtë vendit dhe personat e emëruar nga Presidenti, funksionarë të zgjedhur ose emëruar brenda dhe jashtë Kuvendi, në dhe nga Qeveria, në gjykata, në Prokurorinë Publike, Këshillin Gjyqësor, Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe kryetarët e zgjedhur të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Bashkësisë së Shkupit.
Gjithashtu parashihet që kompetenca për të ndjekur penalisht PSP të ketë edhe për krimet e kryera nga personat përgjegjës në partitë politike kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe në fushën e mjedisit dhe natyrës, trashëgiminë kulturore, financat publike, operacionet e pagesave dhe ekonominë, forcat e armatosura, detyrat zyrtare, zbulimin e paautorizuar të informacioneve dhe të dhënave për dëshmitarët dhe të tjerët nëse këto akte janë kryer në lidhje me procedurat e udhëhequra nga Prokuroria Speciale Publike./Telegrafi/