Site icon Telegrafi

Publikohet letra emocionuese që Luis Diaz ia ka dërguar rrëmbyesve të babait të tij

Luis Diaz është rikthyer në fushë për të luajtur me Liverpoolin pasi ka munguar për rreth një javë pas ngjarjeve traumatike që kanë ndodhur në familjen e tij.

Babai dhe nëna e tij janë rrëmbyer në Kolumbi, teksa nëna është liruar babai i tij ka rreth 10 ditë që vazhdon të mbahet peng.

Diaz realizoi një gol të bukur për ta shmangur humbjen e Liverpoolit ndaj Lutonit, derisa shpalosi një shkrim në fanellë ku kërkonte liri për babanë e tij.

Tani, një javë më vonë pas rrëmbimit të babait të tij, sulmuesi i Liverpoolit publikoi një letër drejtuar rrëmbyesve, pas kthimit të tij në fushë.

Lexo po ashtu 'Liri për babin' - Luis Diaz pasi shënoi gol i dërgon mesazh babait të rrëmbyer

“Këtu nuk po flet lojtari Lucho Díaz i sotëm, djali i Luis Manuel Díaz. Mane, babai im, njeri punëtor, shtyllë e familjes… ai tani është rrëmbyer”.

“I kërkoj ELN-së që ta lirojë sa më shpejt babanë tim, po ashtu kërkoj nga shoqatat ndërkombëtare që të punojnë në këtë për të garantuar lirinë e tij”.

“Çdo sekondë, çdo minutë që kalon ne jemi më të shqetësuar. Nuk kemi fjalë për të përshkruar ndjenjat e tmerrshme të familjes sonë dhe do të jetë e njëjta për sa kohë që ai nuk është kthyer në shtëpi”.

“Ju lutem ta lironi babanë tim tani, duke respektuar integritetin e tij. Dua të falënderoj të gjithë kolumbianët dhe gjithashtu komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen tuaj që ma keni dhënë”, thuhet në letrën e Luis Diaz.

Lajmet nga Kolumbia thonë se janë ditë vendimtare pasi ka shpresë të madhe për të liruar babanë e sulmuesit të Liverpoolit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version