Site icon Telegrafi

Publikohet konkursi për Çmimet shtetërore ‘Nënë Tereza’ dhe ‘23 tetori’

Konkursi për çmimet shtetërore ‘Nënë Tereza’ dhe ‘23 tetori’ sot i publikoi Ministria e Kulturës, njoftohet nga vet ministria, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konkursi do të zgjat nga 1 prilli (sot) deri më 30 prill. Teksti i konkursit mund të gjendet edhe në web-faqen e Ministrisë së Kulturës.

Me çmimin ‘Nënë Tereza’ jepet mirënjohje për arritje në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, avansimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të bashkëpunimit midis dy popujve, si dhe midis pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme, kulturave dhe besimeve.

Kurse çmimi 23 tetori jepet për arritjet në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes dhe interesave shtetërore dhe provokimit të interesave shtetërore, vlerave kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version