Në fakt kjo çfarë po shihet këtu është vetëm koncepti i veturës.
Produkti final i veturës pritet që të dalë në shitje gjatë vitit 2024, dhe siç shihet do të mund të duket pothuajse identike me konceptin e saj.
Por që ende pritet që të konfirmohet ajo e cila Cadilac thotë “pothuajse identike”.
Në ndërkohë, le t’i hedhim sytë drejt këtij krijimi të mahnitshëm.
Nuk është një veturë, por një vepër absolute e artit, një kryevepër e dizajnit.
Dhe të jemi të sinqertë, duhet ta presim atë performancë duke e parë çmimin fillestar prej 293,700 eurove.
Që nga pjesa e përparme kjo veturë dallohet se është një Cadillac, dritat LED e rrethojnë një nga grilat më të bukur që janë parë deri më tani në vetura elektrike, shkruan ArenaEV.
Dritat vertikale të ditës gjithashtu e shfaqin fytyrën e vërtetë të Cadillac, dhe duket se dritat performojnë një “ritual vallëzimi” kur vetura e kupton se pronari po afrohet.
Pjesa e pasme e tregon inspirimin e dizajnit të veturës. Duke e shikuar pjesën qarkore të pjesës së pasme ju mund ta vëreni formën klasike të Jensen Interceptor.
Duke shikuar nga pjesa e pasme tek ajo e përparme dallohet një vijë e ulët e cila varet vetëm pak inç prej rrotave të pasme. /Telegrafi/