Telegrafi

Publikohet kënga “Only you” nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims

Dhurata Dora dhe Maitre Gims Foto: YouTube

Ditë më parë është bërë e ditur bashkëpunimi i radhës nga këngëtarja e njohur, Dhurata Dora.

Ajo ka bërë të ditur se do të bashkojë forcat me artistin francez Maitre Gims, i cili është tejet i njohur me projektet e tij.

Në një postim në rrjetin social Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se kanë lansuar këngën e re.

“Only You” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Myriam Redjimi.

Në klip artistët u vërejtën me veshje të ndryshme, duke marrë kështu vëmendje të madhe të audiencës.

Xhirimet e skenave i ka bërë Stefan Redjimi, ndërsa të tilla janë realizuar në Maldive.

Thekojmë se që në minutat e parë të lansimit, projekti i dyshes është pritur mirë nga dëgjuesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/