Telegrafi

Publikohet kënga e botërorit Rusia 2018, Era Istrefi shkëlqen me zërin fantastik

Është publikuar kënga e shumëpritur e botërorit të futbollit, i cili do të mbahet në shtetin rus.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicki Jam kanë bashkuar forcat për të sjell këngën e ngjarjes më të madhe të futbollit.

“Live it Up” është një këngë me ritme verore, e cila i përshtatet pikërisht një gare të futbollit. Projekti është prodhuar nga top producenti, Diplo.

Posteri zyrtar i himnit të Botërorit, Rusia 2019

Këngëtarja jonë këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt.

Theksojmë se kënga do të ekzekutohet në natën finale të botërorit, e cila besohet se shikohet zakonisht mbi dy miliardë njerëz.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i gjeni të gjitha lajmet rreth botërorit Rusia 2018

Ky është suksesi i radhës i madh për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin “BonBon”. /Telegrafi/