Telegrafi

Publikohet intervista në të cilën Mel B kishte mohuar marrëdhënien intime me Gerin

Mel B (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Mel B ka qenë kryetemë në faqet rozë në javët e fundit pas deklaratës së saj lidhur me marrëdhënien lesbike me bashkanëtaren e “Spice Girls”, Geri Horner.

Melanie Brown kishte thënë se në kulmin e karrierës së grupit të famshëm të vajzave, ajo kishte pasur raporte intime me njërën prej anëtareve të bendit.

Melanie Brown, Geri Halliwell, Emma Bunton dhe Melanie Chisholm nga “Spice Girls” (Foto: Stuart Wilson/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, Geri i ka mohuar këto pohime, teksa pikërisht për këtë çështje, është vënë në dyshim turneu i ribashkimit të “Spice Girls”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mel B

Këto ditë është publikuar një intervistë nga viti 2000, në të cilën Mel B fliste po për këtë temë, por asokohe këngëtarja e kishte mohuar seksin.

“Partnerë seksualë? Jo. Ishim shoqe shumë të mira për një kohë të gjatë. Por, asnjëherë nuk kemi bërë seks”, ka thënë Melanie në atë intervistë.

Ajo ka pranuar se i kishte puthur bashkanëtaret e grupit, porse nuk ka fjetur me asnjërën prej tyre. /Telegrafi/