“Passport Index” që merret me çështjen e pasaportave, ka publikuar listën e re për vitin 2016 të rangimit të forcës së këtij dokumenti të udhëtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjermania, Suedia dhe Finlanda kryesojnë listën. Bartësit e pasaportës së Gjermanisë mund të vizitojnë 158 vende pa aplikuar për vizë.
Nëse në vitin e kaluar SHBA-të dhe Britania e Madhe ishin në maje të listës, këtë vit janë në vendin e tretë dhe e ndajnë statusin e njëjtë si Finlanda, Franca, Zvicra, Spanja dhe Korea e Jugut, pra me pasaportat e këtyre vendeve mund të udhëtohet në 156 vende pa aplikuar për vizë.
Këtë vit, pozita e Maqedonisë është ndryshe nga viti i kaluar, pra gjendet në vendin e 38-të, me mundësi për udhëtim pa viza në 107 vende, ndërkaq vitin e kaluar Maqedonia ishte në vendin e 33-të me mundësi për udhëtim në 101 vende pa vizë./Telegrafi/